Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Zgjedhjet në veri u bojkotuan për shkak të fushatave kërcënuese të Beogradit

Gazeta10
24 April 2023 - 10:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar rreth zgjedhjeve që janë mbajtur dje në katër komunat veriore; Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicën e veriut, shkruan Gazeta10.

Kurti ka thënë se atmosfera e këtyre zgjedhjeve ishte e frikësimit dhe shantazhit si dhe imponimi i bojkotit të këtyre zgjedhjeve për shkak të fushatave kërcënuese të Beogradit.

“Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë.”, shkroi ai.

I pari i vendit i ka uruar kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur, duke u thënë të punojnë pa dallime.

“Uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre.”, shkroi ai.

Tutje, kryeministri ka falënderuar edhe KQZ-në dhe Policinë për mbarëvajtjen e procesit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.