Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi ia uron ditëlindjen ish-presidentit Thaçi: Dielli do të lindë përsëri

Gazeta10
24 April 2023 - 11:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ia ka uruar ditëlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili sot mbush 55 vjet.

“Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Krasniqi, krahas fotos së postuar në Facebook.

Thaçi mbush sot 55 vjet. Edhe kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për shkak se nga nëntori i vitit 2020 ai ndodhet në paraburgim si i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.