
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim në New York me drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
Kurti ka bërë me dije se kanë diskutuar për partneritetin tonë të deritashëm dhe mundësitë që kemi përpara.
“Diskutuam për partneritetin tonë të deritanishëm dhe mundësitë që kemi përpara. Agjenda jonë e reformave synon krijimin e vendeve më të mira të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve, si dhe rritjes së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore. Në këtë drejtim, prioritet për Qeverinë mbetet zgjerimi i programit tonë SuperPuna për Gratë, si dhe vazhdimi dhe përmirësimi i sistemit të arsimit dual. Gjatë këtij viti, Kosova shënoi rritje ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në tremujorin e dytë”, ka shkruar mes tjerash në njoftim Kurti. /GAZETA10
Postimi i plotë: