Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ndeshja e pestë ndërmjet Prishtinës e Trepçës luhet të dielën

Gazeta10
25 April 2023 - 17:22

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka sqaruar për të gjitha palët që termini i ndeshjes basketbollistike mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së duhet të bëhet i ditur 72 orë para fillimit të ndeshjes.

Ky Komision njoftoi se duke u bazuar në këtë parim, kanë shqyrtuar kërkesën e KB Sigal Prishtina për shtyrje të ndeshjes. Kujtojmë që KB Sigal Prishtina fillimisht ka kërkuar që ndeshja të shtyhet nga termini i paraparë të enjten, në të premten më 28 prill. Sot (e martë, 25 prill) ndërkohë e ka dhënë edhe një datë alternative, për të mërkurën, 26 prill.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se rrjedhimisht, cilido caktim i terminit për datën 26 prill, nuk është as i shqyrtueshëm, meqë afatet e këtilla nuk parashihen në Propozicione të Garave.Duke u nisur nga situata e krijuar dhe faktet ne vijim:

Kërkesa e KB Sigal Prishtinës që ndeshja të shtyhet

Kërkesa e klubeve që ndeshjet e play-offit të zhvillohen me gjyqtarë të huaj

Mirëkuptimi që ka FBK për ndeshjet ndërkombëtare të FHK-së

Mungesa e gatishmërisë së KB Trepçës që të zhvillojë ndeshje jashtë termineve të parapara me PG

Mungesa e gatishmërisë se klubeve që të pajtohen për termin të ndeshjes e shtyrë

Gatishmëria e FBK-së që të mund të sigurojë gjyqtarë të huaj të dielën, me 30 prill

Komisioni i Garave i FBK-së vendos që ndeshja e pestë gjysmëfinale në serinë KB Sigal Prishtina vs KB Trepça të zhvillohet të dielën, me 30 prill.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.