Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United në garë për transferimin e Neymarit

Gazeta10
25 April 2023 - 19:18

Sulmuesi brazilian, Neymar karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Manchester Unitedi është duke e monitoruar situatën e Neymarit dhe planifikojnë transferimin e tij në verë.

Sulmuesi brazilian duket se po kalon edicion e tij të fundit te Paris Saint-Germaini, pasi nuk ka përmbushur prishmëritë që kishte për të klubi parisien.

Për largimin e sulmuesit 31-vjeçar, PSG raportohet se kërkon të paktën 60 milionë euro.

Braziliani këtë edicion me ekipin nga kryeqyteti francez ka shënuar 18 gola e ka dhuruar 17 asistime në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, teksa e ka përfunduar sezonin parakohë për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës.

Neymar u transferua te PSG-ja në vitin 2017 nga Barcelona për shumën e 222 milionë eurove, që është edhe transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai ka kontratë me ekipin parisien deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro.

Përveç Unitedit, interesim për shërbimet e Neymarit ka shprehur edhe Chelsea.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.