Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Dostat të mbajtën në RTK”- Shpërthen debati Gashi – Berisha: Me ‘hyzmet’ temin jam mbajtë aty

Gazeta10
25 April 2023 - 21:45

Përderisa gazetari, Ridvan Berisha po fliste në “Politiko” lidhur me “qeverisjen e keqe” të kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ‘’skandaleve’’ si nepotizmi e të tjera, kjo e përplasi atë me komentatorin Blerim Gashi, raporton Gazeta10.

Gashi iu drejtua Berishës duke i thënë se ku po e gjënë zellin që tani t’flas për afera korruptive kur më herët se kishte sepse ‘’dostat’’ (drejtuar ish-udhëheqëseve) e mbanin në punë në RTK.

“A e ka pas këtë zell atëherë kur janë kanë dostat e tij, që ja mbylleshin sytë, ka e gjet tash?”, tha Gashi.

Me një ton po aq të ashpër iu është kundërpërgjigjur edhe gazetari Berisha duke i thënë se puna e tij e ka bërë gazetar, ndërsa ‘dostat’ e tij se kanë bërë drejtor.

“Jo, jo dostat e mi s’më kanë bërë drejtor të RTK-së, e kanë bë tjetër kon. Jo, jo me hyzmet tem jam majtë unë aty, para atynve bile. Unë i dal zot këtij zanati, pa kërkon hiq, prej A deri në ZH.”, deklaroi Berisha.

Për këtë, Gashi iu drejtua sërish duke i thënë se të kanë mbajt në punë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.