Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Putini ka rritur numrin e forcave të armatosura në Rusi me 137 mijë ushtarë

Gazeta10
25 Gusht 2022 - 15:42

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka rritur numrin e forcave të armatosura në Rusi me 137 mijë ushtarë transmeton Gazeta10.

Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret për rritjen e përmasave të forcave të armatosura ruse me 137 mijë ushtarë, raporton agjencia e lajmeve ruse RIA Novosti.

Rritja e forcave të armatosura do të thotë se numri i trupave rusë do të shkojë në 2.04 milionë nga 1.9 milionë që ishte më parë.

Dekreti pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.