
Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit ka qenë kryetemë e javës që lamë, duke vazhduar sot sërish me lajmin për shkarkimin e tij nga bordi i kësaj ndërmarrje, raporton Gazeta10.
Lidhur me këtë, në “Prime Time”, nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Selatin Sadiku ka thënë se presin verdiktin final të drejtësisë dhe se besojnë në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Por, Sadiku ka rrëfyer edhe kushtet në të cilat po gjendet kjo korporatë, duke dhënë detaje se mosha mesatare në KEK është 60-vjeçare dhe se punëtorët akutal janë të ‘’shkatërruar’’ nga puna shtesë për shkak se ka mungesë të 2 mijë punëtorëve.
“Gjendja nuk është aspak e mirë po punëtorët e kryejnë punën e tyre me nder, në formën më profesionale. Duke ditur se pajisjet i kem të vjetruara, kur Kosova A ka hy në prodhim në vitet e 70-ta ndërsa Kosova B në 80-ta. Mosha mesatare në KEK është rreth 60-vjeç pra moshë e shtyme. Dhe më e keqja është se ne kemi një skemë organizative që është bërë në 2016. Në KEK për momentin na mungojnë rreth 2 mijë punëtorë. Punëtorët janë shkatërruar nga puna shtesë, e dhajnë maksimumin e tyre çdo herë.”, ka thënë ai në “Prime Time”.
Sadiku ka thënë se presin nga ud.kryshefit të KEK-ut, Përparim Kabashi dhe Qeveria që të bisedojnë me ta deri në gjetjen e një zgjidhjeje./Gazeta10