Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Trishtuese| Gjendet e pajetë në një qese mbeturinash 5-vjeçarja

Gazeta10
26 April 2023 - 9:15

Një ngjarje makabre ka tronditur Francën, pasi një vajzë 5-vjeçare është gjetur e pajetë në një qese plehrash në një apartament në Rambervillers. Prindërit me origjinë rumune kishin denoncuar zhdukjen e vogëlushes pasdite.

“Vajza e vogël u gjet e pajetë në banesë. Ishte policia që e gjeti trupin. U përpoqën të bënin masazhe në zemër, por nuk mundën të bënin asgjë. Për fat të keq ishte tepër vonë”, tha kryebashkiaku Jean-Pierre Michel, raporton Gazeta10.

Për ngjarjen policia ka arrestuar 16-vjeçar, i cili ndodhej në banesën ku u gjet trupi i viktimës.

Sipas mediave lokale, trupi i viktimës u gjet në një shtëpi që ndodhet rreth njëqind metra larg shtëpisë së sulmuesit të dyshuar. Sipas kryebashkiakut, djali i arrestuar ishte “i njohur për policinë bashkiake dhe sigurisht për xhandarmërinë për fakte që kishin të bënin me abuzimin seksual” ndaj të miturve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.