Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“I ngrati i kish dy vepra penale” – Beqa ia përmend Qeverisë akuzat për ud.kryeshefin e KEK-ut

Gazeta10
26 April 2023 - 18:03

Në seancën e sotme që po mbahet lidhur me arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, deputeteti i PDK-së, Hajdar Beqa ka folur edhe për emërimin e ud. të kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërrmarje, Përparim Kabashin, shkruan Gazeta10.

Beqa iu është drejtuar Përparim Kabashit si ‘’i ngratë’’ i cili ka edhe dy vepra penale, shkruan Gazeta10.

“Hyn Nagipi në burg, tash bëhet një ushtrues detyre i cili i ngrati edhe ai i kish dy vepra penale. Ish duke u hetuar për thëngjill. Në vitin 2021 e kishte bërë një kontratë në vlerë 1.6 milionë euro e cila ka qenë 50 për qind nën çmimin e tregut. KEK-u në atë kohë i ka shitë Kosova Thëngjillit në çmim në bursë 15 euro tonin, e ju ia keni shitur 8 euro tonin”, tha Beqa në seancë.

Ai tha se s’mundët një kryeministër apo disa deputetë ta qortojnë prokurorinë se pse sipas tij, po e lufton korrupsionin e pse po i fut hajnat në burg./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.