Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Asamblisti më i votuar i PDK-së në Gjilan kalon në AAK

Gazeta10
26 April 2023 - 19:31

Asamblisti më i votuar i PDK-së në Gjilan, Riza Abdyli, i është bashkuar AAK-së.

Kështu ka bërë të ditur vetë AAK-ja, ku tha se kësaj partie në Gjilan i janë bashkuar një numër i madh prej kohës kur kjo degë ka pësuar ndryshime në strukturën udhëheqëse.

“Të rinj e të moshuar, juristë e ekonomistë, mjekë e afaristë, qytetarë të shumtë nga të gjitha profilet profesionale, po e shohin AAK-n si alternativën e vetme dhe m“Abdyli ka qenë fillimisht anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së, dy mandate anëtar i kryesisë së partisë, ndërsa një mandat shef i grupit të këshilltarëve të këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal në Gjilan seriozja për të qeverisur me Komunën e me shtetin”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Tutje, në njoftimin e tyre tregohet se Abdyli ka qenë fillimisht anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së, dy mandate anëtar i kryesisë së partisë, ndërsa një mandat shef i grupit të këshilltarëve të këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal në Gjilan.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.