Lionel Messi në verë mund të rikthehet te skuadra e Barcelonës.
Messi nuk do të vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin dhe në verë do të largohet nga parisienët si agjent i lirë.
Mediat katalunase raportojnë se ylli argjentinas është gjithnjë e më afër për një rikthim te “Blaugranët”.
Barcelona po punon shumë në këtë drejtim dhe në javët në vazhdim do të bisedojë me lojtarët e klubit për një reduktim të pagave, në mënyrë që të mundësohet transferimi i 35-vjeçarit.
Messi kishte luajtur gjatë gjithë karrierës së tij profesionale me Barcelonën, teksa u detyrohet të largohet nga klubi shkaku i limimit të pagave në La Liga.
35-vjeçari u largua nga Barcelona si golashënuesi më i mirë në histori të kësaj skuadre me 672 gola.