Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona nuk do ta paguajë klauzolën e lirimit të Carrascos

Gazeta10
27 April 2023 - 17:35

Skuadra e Barcelonës raportohet se nuk ka shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën e lirimit prej 20 milionë eurosh të Yannick Carrascos, me belgun që pritet të largohet nga Atletico Madrid gjatë verës.

Gjigantët e La Ligës arritën një marrëveshje me madrilenët për mesfushorin belg gjatë janarit kur u dakorduan për transferimin e Memphis Depay, dhe pritshmëritë ishin që klubi katalanas ta ekzekutojë klauzolën e lirimit gjatë merkatos së ardhshme.

Barcelona sidoqoftë nuk është e gatshme për të plotësuar kërkesat e Atleticos.

Mediumi spanjoll ‘Marca’, ka raportuar se Atletico ka refuzuar ta zbresë çmimin e lojtarit, ndërkohë Barcelona është tërhequr prapa për shkak të vështirësive financiare.

Carrasco u rikthye tek Atletico Madridi për herë të dytë në vitin 2020, pas një aventure në Kinë.

Ai është paraqitur në 115 ndeshje për ekipin e Diego Simeones, ku ka luajtur rol kyç në fitimin e La Ligas në vitin 2021, teksa në periudhën e parë si futbollist i tyre kishte arritur triumfin në Europa League.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.