Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenal i bashkohet garës për shërbimet e Ryan Gravenberch

Gazeta10
27 April 2023 - 17:37

Skuadra e Arsenalit i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich, Ryan Gravenberch.

Mesfushori holandez është shprehur i pakënaqur me mungesën e minutazhës këtë sezon me klubin gjerman, dhe thuhet se është duke i konsideruar ofertat që po vijnë në drejtim të tij.

Sipas raportimit të mediave gjermane, Arsenali është njëra ndër skuadrat që ka shprehur interesim për një transferim të Gravenberch, dhe janë të informuar mirë rreth situatës së tij.

Klubi londinez do të përballet me një garë të ashpër për nënshkrimin e tij, me skuadrën e Liverpoolit e cila gjithashtu ka shfaqur interesim konkret për 20-vjeçarin.

Gravenberch iu bashkua Bayernit në vitin 2022 nga skuadra holandeze Ajax, për shumën e 18 milionë eurove.

Ai ka kontratë me ‘Bavarezët’ deri në qershor të vitit 2027.        

Këtë sezon ai ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gol e ka bërë 1 asistim.

Dëshira e drejtuesve të klubit gjerman mbetet që Gravenberch të qëndroj në kampin gjerman, por një ofertë e mirë mund të tundojë ata për të konsideruar shitjen e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.