Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tottenhami shpreh interesimin për Raphinhan

Gazeta10
27 April 2023 - 17:41

Skuadra nga kryeqyteti anglez, Tottenhami i janë futur garës për transferimin e sulmuesit anësor, Raphinhas.

 Raphinha këtë sezon me Barcelonën po zhvillon paraqitje të mira, me ç’rast ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

Përveç Tottenhamit,, të interesuara për shërbimet e brazilianit janë edhe dy klubet tjera angleze, Arsenal e Neëcastle Unted.

Anësori Brazilian këtë sezon me fanelën e blaugranasve është paraqitur në 43 ndeshje, në të cilat ka arritur të shënojë 9 gola e ka asistuar në 10 raste.

26-vjeçari I ishte bashkuar Barcelonës në vitin 2022, ku aty u transferua nga Leeds United për shumën e 58 milionë eurove.

Raphinha ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2027, gjersa vlera e tij në treg shkon deri në 50 milionë euro.

Ndërkaq, skuadra e Tottenhamit, e cila po synon transferimin e tij, aktualisht është pa trajner, dhe po udhëhiqet nga ndihmës trajneri, Ryan Mason.

Spurs renditen të 7-tit në tabelën e klasifikimit me 53 pikë të tubuara, pozitë e cila të dërgon në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.