
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur në “Politiko” lidhur me punën që po bëhet në komisionet parlamentare lidhur me drejtësinë, shkruan Gazeta10.
Selmanaj ka thënë se ligjet që po vien në Komisonin e Legjislacionit nga kjo Qeveri, janë shumë joprofesionale dhe se dikush me fakultet të Bujqësisë do të kishte dijeni të i shkruante më mirë.
“Unë jam pjesë e komisionit për legjislacion dhe shumica e ligjeve që na kanë ardh kanë ardhur nga ministria e Drejtësisë. Asnjëherë s’ka ndodhur që ligjet me ardh më joprofesionale, të shkruara dobët. Ju kam thënë që dikush me fakultet të Bujqësisë me i shkru ligjet për Këshillin Gjyqësor, ja qëllon më shumë ligjet se sa qato që na vin neve.”, tha ai.
Tutje Selamanaj ka thënë se iu ka propozuar që ta hapin zyrën afër Kushtetueses që këto ligje t’i dërgojnë nga Kuvendi aty.
“Ju kam thënë që veç me qel një zyre afër Gjykatës Kushtetuese dhe me ia ndërru derën i dërgua direkt atje prej Kuvendit.”, ka thënë ai.
Deputeti i LDK-së, ka thënë se bazuar në punën që po bën kjo Qeveri, të gjitha ligjet do të bien njësoj si ai për KPK./Gazeta10