Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Statovci i reagon Hotit të LDK-së: Fitimi në KEK nuk vjen nga tarifat, por nga eksporti e ulja e shpenzimeve

Gazeta10
27 April 2023 - 22:24

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili pyeti mazhorancën se përse është e nevojshme rritja tarifave, nëse ka fitim në KEK.

Sipas Statovcit, fitimi i KEK-ut nuk ka lidhje me tarifat për konsumatorë dhe si i tillë çmimi i KEK për konsumatorët vendorë nuk ka ndryshuar asnjë cent.

Ajo shtoi se KEK i ka kursyer qytetarëve të Kosovës rreth 50 milionë euro, duke deponuar mbi 250 GWh në Shqipëri.

“E ka pas merak gjithmonë të bëjë të kundërtën e asaj që thotë, sot na paska ‘nderuar’ me iluminim nga kotësia ekonomike, ish ministri e ish kryeministri Hoti. Fitimi i KEK nuk ka lidhje me tarifat. Çmimi i KEK për konsumatorët vendorë nuk ka ndryshuar asnjë cent. Fitimi vjen nga eksporti i energjisë dhe ulja e shpenzimeve. Për më tepër, KEK duke deponuar mbi 250 GWh në Shqipëri, të cilat pastaj i kemi marrë gjatë dimrit, i ka kursyer qytetarëve të Kosovës rreth 50 milionë euro”, ka shkruar Statovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.