Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në fshatin Kijevë të Malishevës.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se nipi e ka vrarë axhën për shkak të një konflikti pronësor.
Njësitet policore kanë dalur në vendi e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Lajmin për Gazeta10 gjithashtu e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj ku ka thënë se për këtë ngjarje menjëherë kan dalë njësit e nevojshme policore.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë ai.