
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Malisheve ku dyshohet se nipi ka vrarë axhën e tij.
Sinjal ka mësur se i dyshuri B.B ka vrarë S.M për shkak një konflikti pronësor
Mërgimtari, S. B, i cili pak ditë më parë kishte ardhur nga Anglia në Kosovë, dyshohet se u privua nga jeta nga nipi i tij B.B, me të cilin kishin shtëpitë në të njëjtin oborr në fshatin Kijevë të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes aktualisht po qëndrojnë të gjitha njësitë relevante, teksa sipas konfirmimit të zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, i dyshuari tashmë është arrestuar.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, tha Elezaj .
Gjithashtu KinaInfo ka sigurura edhe një video nga vendi i ngjarjes.