
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që për një maj, pra të hënë tjetër të ndalohet qarkullimi i automjeteve në parkun “Gërmia”, raporton Gazeta10.
Atë ditë do të lejohet qarkullimi vetëm i banorëve rezident, autobusëve urban, automjetet zyrtare dhe për kompanitë publike
Një maji njihet si Dita e Punëtorëve dhe në botë zakonisht protestohet për më shumë të drejta dhe barazi, por që në Kosovë zakonisht kjo ditë më shumë është festuar me dalje të qytetarëve nëpër hapësira publike, sesa në protesta.
Deri më tani asnjë sindikatë nuk ka paralajmëruar se do të kenë ndonjë aktivitet për të shënuar Ditën e Punëtorëve./Gazeta10