
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lajmëruar stafin dhe qytetarët për protestën që pritet në nis sot, në ora 12:00 në kryeqytet.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, si shkak i kësaj mund të ketë vështirësi qarkullimi.
Ambasada paralajmëron se protestat mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha të njerëzve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa të konsiderueshme në qarkullimin e trafikut në zonat përreth.
Në njoftim, qytetarëve u rekomandohet të shmangin sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth gjatë kohës së protestave, për të evituar vështirësitë në lëvizje.