
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas protestës së paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), në shenjë revolte ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Qytetarë të shumtë janë parë duke iu bashkuar grumbullimit në qendër të kryeqytetit, ndërsa pritet që numri i pjesëmarrësve të rritet gjatë ditës.