
Profesori univeritar dhe njohës i politikës, Seb Bytyqi, në emisioni n “Info10”, ka folur rreth takimit të 2 majit mes Kryeministrit Kurti dhe atij serb Vuçiq.
“Do të këtë një deklaratë të përbashkët për personat e pagjetur dhe diskutim për asociacionin. Pas këtij takimi dialogu hyn në një fazë të re dhe gjithçka varet nga sjellja e paleve dhe e ndermjetësueve”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se vendimi për lirimin e Urës së Ibrit ndodhta mund të jetë në fund pjesë e takimit Kurti Vuçiq.
Ai tutje ka thënë se nuk ka asnjë rrezikim të serbëve me hapjen e kësaj ure, përkundrazi nëse ka incidente atëherë përgjegjës do të jetë lista serbe./Gazeta10/