
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i prerë për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka thënë se nuk është koha për ta bërë një gjë të tillë.
Lajçak këtë e ka thënë në forumin e Delfit në Greqi.
Emisari evropian i ka cilësuar si kalim nga një krizë në tjetrën diskutimet për targat, energjinë elektrike e tokat, duke kërkuar nga pala kosovare dhe serbe të shmangin veprimet e njëanshme.
“Ne ende po na u duhet të përballemi me këtë përditë. Teksa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë që të hapet ura [Ura e Ibrit]. Atmosfera, dukshëm, nuk është që të ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Lajçak, teksa tha se të dyja palët duhet të respektojnë vijat e kuqe të njëra-tjetrës.