
Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti ka emëruar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit, transmeton Gazeta10.
Kurti e ka uruar Zogianin për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja, siç njofton ZKM.
Zogiani aktivitetin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje e filloi në vitin 2014.
Aktualisht ai është edhe anëtar i Kryesisë në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë.
Gjatë legjislaturës së VI-të ai ishte i angazhuar si Këshilltar i Grupit Parlamentar të LVV-së./Gazeta10
