
Sot po vazhdon seanca ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pjetër Shala.
Kundër Shalës po dëshmon dëshmitari i 10-të, ish-ushtari i UÇK-së.
Zyra e Prokurorisë së Specializuar ka kërkuar 3 orë për ta marrë në pyetje dëshmitarin.
Sipas kryetares së trupit gjykues, dëshmia do të dëgjohet në tri seanca me nga 1 orë e 30 minuta kohë.
Një pjesë e dëshmisë do të dëgjohet në seancën e mbyllur.
Poashtu kjo dëshmi do të dëgjohet në tri seanca me nga 1 orë e 30 minuta kohë.
Pjetër Shala, i arrestuar më 16 mars 2021, po akuzohet për krime të kryera mes 17 majit 1999 dhe 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. Një pjesë e dëshmisë do të dëgjohet në seancë të mbyllur.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.