
Dy finalistët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, ditë më parë bënë paqe me njëri-tjetrin duke u dhënë fund debateve të ashpra që kishin pasur në ditët e kaluara.
Në fillim ata ishin miq të ngushtë, mirëpo kohët e fundit ka pasur krisje. Sidoqoftë, të shtunën mbrëma, pas spektaklit kanë komunikuar shumë pranë njëri-tjetrit duke shijuar atmosferën e krijuar.
“Një gjë unë të kam xhan me të vërtetë, jo kështu kot. A e di këtë gjë. Mua nuk më intereson fare që thonë kam interes, unë të kam xhan me të vërtetë”, i kishte thënë bukuroshja artistit shkodran.
Në një intervistë brenda shtëpisë, Luizi ka dhënë një deklaratë duke i përshkruar marrëdhëniet e tij me Efin.