
Sot nga ora 18:00 pritet të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, raporton Gazeta10.
Gazetari Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte nga Brukseli për Kanal10 ka treguar për pritshëmritë e dy vendeve për këtë takim.
Sadiku tregon se pritshmëritë janë të ndryshme në mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Pritshmëritë në mes të Prishtinë dhe Beogradit janë të ndryshme nga njëra tjetra, pala kosovare e sheh me pikëpyetje rolin e zonjës Daniela Vujiciq, e cila është në krye të ekipit menaxhues të statutit të Asociacionit”, tha Sadiku.
Sipas tij pala kosovare ka pasur pikëpytje sa i përket rolit të Danielës e cila është njëkohësisht edhe deputete e Kuvendit të Serbisë dhe nga aty kanë filluar edhe dyshimet me lojalitetin kundrejt shtetit të Kosovës.
Për takimin e sotëm Kurti – Vuçiq televisioni i gazetarëve Kanal10 do të ketë edicion special nga ora 17:00 ku gazetari Kushtrim Sadiku do të japë informacionet më të fundit nga ky takim./Gazeta10