
Pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur me Dhunë mes Kosovës e Serbisë, në studion e “Politikos”, komentatori politik, Faton Topalli ka thënë se e tërë kjo shfaqje është bërë që Kurti e Vuçiqi t’i shpjegojnë qytetarëve humbjet e tyre.
Topalli ka thënë se ka një realitet që dy palët nuk e pranojnë, humbja e Kosovës që s’po pranohet nga Serbia dhe humbja e veriut, gjë që Qeveria Kurti s’po e pranon, raporton Gazeta10.
“Ne kemi një realitet në Kosovë dhe në veri që nuk e pranojnë as Kurti e as Vuçiqi. Presidenti serb s’e pranon që Kosova është shtet dhe po funksion si e tillë ndërsa ne si Qeveri e Kosovës s’po arrijmë ta kuptojmë që veriun e kemi humbur.”, tha ai në “Politiko”.
Ai i ka quajtur këto bisedime, shfaqje me regji për t’u arsyetuar para qytetarëve.
“Ky realitet bën që këto bisedime që janë duke u zhvilluar tani të jenë si një dramë, shfaqje me regji të përgatitura ku Vuçiqi duhet të ua arsyetoj serbëve në Serbi që e kanë humbur Kosovën pra gjithë këto bisedime për të arsyetuar pak se përse është humbur Kosova. Ndërsa Kurti duhet për të treguar se përse e ka humbur veriun.”, ka thënë ai./Gazeta10