Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi i AAK-së: Kurti e Vuçiq po e përdorin veriun për të mos u marrë vesh

Gazeta10
02 May 2023 - 23:59

Çështja e veriut të Kosovës po përdorët si preteks nga të dy palët për të mos u marrë vesh për një marrëveshje finale, vlerësoi anëtari i Kryesisë së AAK-së Labinot Bislimi.

“Ne i kemi dhënë mbështetje marrëveshjes me Serbinë, që ajo të kryhet shpejtë, të jetë e plotë e të jetë në rrafshin fiplomatik e politik. Kryeministri shkon në detaje e jo drejtëpërdrejt në marrëvshjen finale me Serbinë. Po vazhdon një interaksion sidomos me veriun që po përdorët si shpesh si lloj preteksti për të mos u marrë vesh nga të dy palët.”, tha ai në Politiko.

Edhe lirimi për qarkullim i Urës së Ibrit në Mitrovicë, sipas Bislimi po përdorët si kartë nga presidenti serb, Vuçiq njësoj siç kishte bërë edhe për çështjen e targave për të fituar poena nga bashkësia ndërkombëtare, shkruan Gazeta10.

“Në fund duket se Vuçiqi po e përdorë dhe po bën lëshime në gjëra teknike e detaje për të përfituar më shumë në aspektin e veriut. Psh, lëshimi që ka bërë tani me lirimin për qarkullim të Urës së Ibrit, duket se e ka si kartë që e përdorë rregullisht si çështjen e targave, për të fituar poena në sy të bashkësisë ndërkombëtare që në fund e kërkoi produktin final për statutin e veriut sa më të fuqishëm për serbët në atë pjesë”, u shpreh tutje Bislimi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.