
Një nxënës sot në një shkollë në Beograd ka vrarë nëntë persona ndërsa disa të tjerë u plagosën.
Sipas burimeve kanë mësuar së është nxënësi Kosta .K
Kosta .K, kishte marrur pjesë në shumë gara shkollore, mori pjesë disa herë në garat e matematikës dhe mori vlerësime.
Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë komunale. E gjithë festa e përgjakshme ka nisur sot pikërisht për inatin e tij ndaj mësuesit të historisë, klasën e së cilës e ka pushtuar mëngjesin e sotëm dhe ka nisur të qëllojë.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës tetë, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë rastësisht.
Fillimisht ka qëlluar mbi nxënësit dhe mësuesin në zyrën e historisë dhe më pas ka vazhduar.
Kujtojmë se nga të shtënat mbetën të vrarë nëntë persona, ndërsa disa të tjerë u plagosën.
Tre fëmijë janë shtruar në Klinikën Universitare të Fëmijëve në rrugën Trišova, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike.
Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur janë transportuar në Qendrën Emergjente i plagosuri i parë ka qenë gardiani, i cili ka ndërruar jetë pak pas të shtënave.