Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti për Al Jazeera: Askush nuk mund t’ia ndalojë Policisë së Kosovës të shkojë në veri 

Gazeta10
25 August 2022 - 22:03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se askush nuk mund ta ndalojë Njësinë Speciale të shkoj në veri të vendit. 

Kurti këtë e ka deklaruar në një intervistë për median Al Jazeera, transmeton Gazeta10. 

Ai ka thënë se pjesa veriore e Mitrovicës është pjesë e Kosovës dhe nuk ka pasë asnjëherë më shumë sundim të ligjit në atë pjesë sesa gjatë qeverisjes së tij. 

Dje jam takuar me gjeneralin Ferenc Kajari – komandantin e KFOR-it, po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë njësinë speciale që të shkojë në veri. Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit sesa tani”, ka thënë Kurti./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.