Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dembele pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën

Gazeta10
03 May 2023 - 18:00

Ousmane Dembele shumë shpejt pritet të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Siç raportojnë mediat spanjolle, të dyja palët janë në bisedime të avancuara dhe një marrëveshje finale mund të arrihet gjatë këtij muaji.

Kontrata aktuale e Dembeles skadon në vitin 2024, ndërsa Barcelona i ka ofruar kontratë të re deri në vitin 2026 dhe klauzola e largmit të tij do të jetë 100 milionë euro.

Këtë edicion me Barcelonën, sulmuesi francez ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 30 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Rinovimi me Dembelen është prioritet edhe për trajnerin Xavi Hernandez, i cili e sheh atë si pjesë kyqe të repartit ofanziv.

25-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2017 ku u transferua nga Borussia Dortmund për shumën e 105 milionë eurove.

Francezi deri më tani me “Blaugranët” ka fituar dy herë La Ligën, dy herë Kupën e Mbretit dhe dy herë Superkupën spanjolle.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.