Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria falënderon gazetarët për bashkëpunimin dhe raportimin e punës së ekzekutivit

Gazeta10
03 May 2023 - 20:17

Qeveria e Kosovës, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, përmes një njoftimi ka falënderuar gazetarët për bashkëpunimin dhe raportimin për punën e Qeverisë, shkruan Gazeta10.

“Duke u radhitur në pozitën e 56-të, sivjet përveçse jemi ngritur për 22 vende më lartë se në vitin 2021, shënojmë edhe renditjen më të lartë ndonjëherë që prej shpalljes së pavarësisë. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit i urojmë mediat dhe përfaqësuesit e tyre, si dhe i falënderojmë për bashkëpunimin dhe raportimin për punën e Qeverisë.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, në njoftim thuhet se “për të dytin vit radhazi, vendi ynë ka shënuar përparim sa i përket lirisë së shtypit, sipas Indeksit vjetor të organizatës ndërkombëtare Reporterët pa Kufij”.

Nga Qeveria, kanë thënë se do të angazhohen për një mjedis sa më të sigurt dhe të përshtatshëm për ushtrimin e lirë dhe të papenguar të gazetarisë së pavarur në vend./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.