Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kryeziu-Hyseni: Serbia për herë të parë pranoi se ka kryer krime në Kosovë – do t’i hap të gjitha arkivat

Gazeta10
03 May 2023 - 22:21

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se me Deklaratën e arritur dje në Bruksel për të Zhdukurit, Serbia për herë të parë ka pranuar se ka kryer krime në Kosovë.

Serbia me dakordimi mes kryeministrit Kurti e presidentit serb, Vuçiq sipas Kryeziu-Hysenit do t’i hap arkivat, dokumentet dhe do të tregoj për varrezat masive të të 1617 personave të zhdukur me dhunë nga lufta në Kosovë, shkruan Gazeta10.

“Një Deklaratë që ështëv krijuar pikërisht për të ardh te gjetja e një zgjidhje për fatin e 1617 personave. Me anë të kësaj Deklarate, Serbia për herë të parë e ka pranuar që kas kryer krime në Kosovë, dhe ka pranuar që ka përgjegjsi ndaj këtyre krimeve. Në të njëjtën kohë ka pranuar me i hapë të gjitha arkivat, e dokumentet me tregu se ku ka varreza masive.”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.

Ajo ka shtuar se Deklarata për të Zhdukurit nuk e barazon viktimën dhe agresorin që ka kryer krime në Kosovë. /Gazeta10

https://youtu.be/argfkcQ1Reg

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.