Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deputeti që braktisi LVV-në: Kurti të reflektojë, ose të shkojë në shtëpi

Gazeta10
03 May 2023 - 23:15

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli ka folur lidhur me qeverisjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti duke thënë se ose duhet të reflektoj ose të shkojë në shtëpi.

Humolli ka thënë se Vetëvendosja iu ka ndihmuar qytetarëve të Kosovës që të mos i besojnë llafeve të kota, duke shtuar se tranzicioni politik përfundon me Albin Kurtin shkruan Gazeta10.

“Është dëm me shku në këtë mënyrë. Deri tash kanë ba dëme shumë. E ka mytë perspektivën. Nëse nuk rikthehet te elektorati i vet që i ka marrë 51%, atëherë duhet sa ma shpejtë me shku. Sa më gjatë dëmtohet më shumë. Po besoj që tranzicioni politik përfundon me Albin Kurtin. Vetëvendosja ju ka ndihmu qytetarëve mos me i besu llafeve të kota.”, tha Humolli në “Prime Time“.

Sipas tij, “Është koha për politikan korrekt ndaj popullit e ndaj vetëvetës. Derisa deputetë s’janë të kënaqur, ai (v.j. Kurti) duhet me reflektu. Nuk ka sot deputetë të Kuvendit që është i kënaqun me gjendjen që është.”, u shpreh tutje Humolli. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.