
Në Prizren një burrë ka raportuar se qe 3 muaj ai është operuar në Spitalin Rajonal dhe që nga ajo ditë ka humbur shikimin ne njërin sy , raporton Gazeta10.
Sipas raportit 24 orësh të policisë viktima edhe pse ka kryer disa intervenim ne spitalin e Turqisë po pa sukses, i dyshurai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
“Rr. Sheh Emini, Prizren 13.02.2023-NN. Më datë 03.05.2023 viktima mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartë-cekur ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizren dhe sipas tij nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa suksese. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një mashkull kosovar -kirurg, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ne raportin.