
Ditën e djeshme u raportua për 14-vjeçarin që kreu krimin makabër me tetë të vrarë në Beograd.
Nxënësi i klasës së shtatë të mërkurën në mëngjes shkoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, debatoi me rojën dhe e vrau, para se të futej në klasë në orën e historisë dhe të qëllonte nxënësit.
Ai la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai,shkruan Gazeta10.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta.Një reagim e ka bërë edhe opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklinë Lekatari.
Ajo ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka shkruar: “Qëndro e fortë Serbi”.