
Masakra që 14 vjeçari Kosta Keçmanoviq bëri dje në një shkollë fillore në Beograd, tronditi Serbinë e rajonin.
Keçmanoviq, nxënës i klasës së shtatë fillore, kishte planifikuar qysh më parë masakrën. Ai vrau rojën e shkollës, Dragan Vlahoviq, si dhe tetë bashkëmoshatarë të tij.
Kosta .K, kishte marrur pjesë në shumë gara shkollore, mori pjesë disa herë në garat e matematikës dhe mori vlerësime.
Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë komunale. E gjithë festa e përgjakshme ka nisur sot pikërisht për inatin e tij ndaj mësuesit të historisë, klasën e së cilës e ka pushtuar mëngjesin e sotëm dhe ka nisur të qëllojë.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës tetë, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë rastësisht.
Fillimisht ka qëlluar mbi nxënësit dhe mësuesin në zyrën e historisë dhe më pas ka vazhduar.
Fqinjët e pallatit ku jeton djali që dje vrau tetë shokë të shkollës dhe një roje, dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësues historie, janë ende në tronditje të madhe, ku nuk mund të komentojnw për tragjedinë e djeshme.
Siç thotë një fqinj, babai i djalit ishte gjithmonë aty për të gjithë në ndërtesë kur kishin nevojë për ndihmë si mjek, por edhe si fqinj.
Gjithashtu, djali shpesh ndihmonte, u sillte ushqim fqinjëve.
Megjithatë, ajo që i habit të gjithë është se babai i djalit kishte kaq shumë armë në banesë
“Kur policia po i nxirrte gjërat nga banesa, thotë se janë gjetur më shumë armë”. Në vitin 2016 ka bërë kërkesë për armë dhe hamendësoj që atëherë ka filluar t’i mbledhë, kushedi se çfarë i ka rënë në kokë”, thotë një fqinj.
Ata flasin për Kostën si një djalë i tërhequr dhe i turpshëm, që nuk shihej me miqtë e tij.
“Gjithmonë ishte vetëm një grua me ta që kujdesej për ta, sinqerisht nuk e kam parë kurrë me shoqëri”. Por e di që një natë para tragjedisë ka qenë në një ditëlindje me klasën e tij, ata që ka qëlluar! Kishte edhe një vajzë që i pëlqente dhe e qëlloi”, thotë një fqinj i shokuar.