Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita – Ballkani, dueli për kreun e tabelës

Gazeta10
05 Maj 2023 - 11:13

Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohet xhiro e 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, e cila në përbërje ka disa ndeshje interesante.

Pa dyshim, kryendeshja do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Drita do të jetë nikoqire e skuadrës së Ballkanit.

Ballkani udhëton për në Gjilan pas barazimit 1-1 ndaj Prishtinës, gjersa Drita pas fitores 2-0 në Podujevë te Llapi.

Ky duel luhet për kreun e tabelës, me gjilanasit që për momentin e kryesojnë tabelën, teksa ndiqen nga vendi i dytë, Ballkani me 3 pikë më pak.

Kjo ndeshje luhet të dielën e 7 majit me fillim nga ora 15:00.

Ndeshje tjetër derbi do të luhet në kryeqytet, ku Prishtina do të ketë përballë Gjilanin.

Prishtina rikthehet në “Fadil Vokrri” pas barazimit 1-1 në Therandë me Ballkanin, ndërsa Gjilani në shtëpi fitonte ndaj Dukagjinit me rezultat 2-0.

Takim ky që luhet po ashtu të dielën në të njejtin orar.

Llapi I Tahir Batatinës këtë vikend do të luajë ndaj skuadrës së Ferizajt, e cila po vazhdon luftën për mbetje në ligë.

Llapi në mesjavë pësoi disfatë nga Drita në “Zahir Pajaziti”, në anën tjetër, Ferizaj shënoi fitore 2-0 ndaj Drenicës. Ky ballafaqim është paraparë të luhet ditën e diel më 7 maj, duke filluar nga ora 15:00.

Dukagjini, I cili po lufton për Evropë, luan këtë javë ndaj Malishevës, skuadër e cila synim ka mbetjen në ligë pa barazh.

Të besuarit e Armend Dallkut u mposhtën këtë të mërkurë nga Gjilani me rezultat 2-0, ndërsa Malisheva bëri hap të madh për mbetje në ligë duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 1-0.

Ndeshje kjo që luhet të shtunën e 6 majit nga ora 15:00.

’89-shi këtë javë në “Riza Lushta” do të ballafaqohet me Drenicën tashmë të rënë në Ligën e Parë.

Kjo sfidë luhet po ashtu të shtunën, duke filluar nga ora 15:00.

Tabelës së klasfikimit në Superligën e Kosovës I prin Drita me 66 pikë, e ndjekur nga Ballkani në vendin e dytë me 63 pikë, gjersa vendin e tretë që të dërgon në Evropë e mbulon Gjilani me 50 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.