Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shpërthen debati në Politiko, të drejtat e serbëve në Kosovë përplasin ashpër panelistët

Gazeta10
04 May 2023 - 22:40

Dhënia e të drejtave për komunitetin serb në Kosovë ka përplasur ashpër panelistët të enjtën në Politiko në Kanal10.

Durim Jasharaj nga shoqëria civile deklaroi se jo vetëm Kurti por edhe qeveritë tjera kanë qenë mjaftueshëm ‘gjeneroz’ kur bëhet fjalë për të drejtat e komunitetit serb.

Por, kjo deklaratë nuk i pëlqeu gazetarit serb nga veriut, Branislav Kërstiq, shkruan Gazeta10.

Ai kërkoi Jasharajt të mos flas në emër të komunitetit, teksa shpërtheu me fjalorin e tij duke përmendur dikatorin serb, Slobad Millosheviqin, shkruan Gazeta10.

“Mos fol në emër të komunitetit dhe për opozitën dhe pozitën, të lutem z.Jasharaj. Unë brenda komunitetit. Unë jam kundër regjimit të Millosheviqit, edhe jam kundër atij m*** diktatorit të Beogradit. Çka na ka ofruar kryeministri jonë.”, reagoi ashpër Kërstiq.

Më poshtë ndiqeni të plotë përplasjen në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.