Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Më bëri deputet e tash shkelma VV-së” – Zyba i ashpër me Fatmir Humollin: Asnjëherë s’tha që jam në Vetëvendosje

Gazeta10
04 May 2023 - 23:49

Deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba teksa ka folur për largimin dhe shkarkimin e dy deputetëve nga kjo parti, tha se ishte kjo fuqi politike që ua dha mundësinë për tu bërë ata deputetë të Kuvendit.

Zyba për deputetin e larguar nga GP i VV-së, Fatmir Humollin tha se ai asnjëherë nuk ka deklaruar që ka qenë në Vetëvendosje, shkruan Gazeta10.

“Më bëri VV-ja deputet, dhe unë tash ja kthej shkelmat sëpari VV-së.”, tha Zyba duke aluduar për dyb depuetët.

Madje Zyba përmendi edhe lirimin nga detyra e deputetit, pasi Humolli dhe Haki Abazi e braktisën këtë parti.

“Unë moti njihna me të, dhe e kam respektuar gjithmonë. Por, mospranimi i tij që e ka vendin dhe mundësinë me kontribu në VV, unë e çmoj, sepse asnjëherë s’ka thënë që ka qenë në VV. Po de, më bëri VV-ja deputet, dhe unë tash ja kthej shkelmat sëpari VV-së. Ky është halli edhe me këdo që vazhdoni me përmend. Dhe lirimi nga detyra dhe përgjegjësia e tyre, këta nuk e liruan as detyrën e as postin, që nuk ia kërkoj unë, sepse është vendim dhe qytetarët i kanë votuar këta. Por, përmes një përbërje dhe liste të VV-së. Krejt e dijmë, por ata se di a po e dinë. Mundësinë ua dha VV-ja, edhe mua ma dha. Edhe këtu jam si VV.”, deklaroi deputeti Zyba në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.