Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarr afër termocentralit bërthamor të Zaporizhzhisë, bota shpëton për një ‘fije floku’

Gazeta10
26 August 2022 - 9:16

Evropa u përball me perspektivën e një katastrofe nga rrezatimi të enjten kur një central bërthamor i pushtuar nga Rusia u shkëput nga rrjeti energjetik i Ukrainës, tha Presidenti Volodomyr Zelensky, shkruan BBC News, transmeton Gazeta10.

“Nëse gjeneratorët me naftë nuk do të ishin ndezur, nëse automatizimi dhe stafi ynë i uzinës nuk do të kishin reaguar pas ndërprerjes së energjisë, atëherë do të ishim të detyruar të kapërcejmë pasojat e aksidentit të rrezatimit”, paralajmëroi Presidenti Zelensky të enjten mbrëma.

Ai shtoi se vetëm për shkak të furnizimit me energji elektrike rezervë, centrali i Zaporizhzhia ishte në gjendje të funksiononte në mënyrë të sigurt.

Zjarret kishin dëmtuar më parë linjat e energjisë elektrike, duke ndërprerë centralin. Ende egzoston një shqetësim në rritje për luftimet pranë kompleksit, i cili është centrali bërthamor më i madh në Evropë.

Dëmi u shkaktua nga zjarret për të cilat agjencia shtetërore bërthamore e Ukrainës tha se kishin ndërhyrë në linjat e energjisë që lidhnin centralin të enjten, duke shkëputur përkohësisht Zaporizhzhia nga rrjeti kombëtar për herë të parë në historinë e saj.

“Si rezultat, dy njësitë e fuqisë funksionale të stacionit u shkëputën nga rrjeti,” thanë zyrtarët e Kievit.

Imazhet satelitore të marra të mërkurën treguan një zjarr të gjerë që digjej në afërsi të kompleksit bërthamor.

Presidenti Zelensky fajësoi për dëmin bombardimet ruse dhe në fjalimin e tij të natës akuzoi Moskën se i ka vendosur Ukrainën dhe Evropën “një hap larg” nga katastrofa.

Por guvernatori lokal i emëruar nga Rusia, Yevgeny Balitsky fajësoi ushtrinë ukrainase për sulmet, duke i akuzuar ata për shkak të ndërprerjeve të energjisë në rajon si rezultat, shkruan BBC News./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.