Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ben Meir: Greqia bëri një hap të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës

Gazeta10
05 May 2023 - 13:12

Njohësi i zhvillime politike në Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se abstenimi i Greqisë në Këshillin e Evropës (KiE), mund të jetë hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

Ben Meir thotë se kryeministri duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të bashkëpunuar me shtetin grek në çdo nivel dhe me katër shtetet e tjera anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që do të ndihmonte në lehtësimin e njohjes përfundimtare të këtij vendi.

“Kurti duhet të bëjë gjithçka që mundet për të bashkëpunuar në çdo nivel me Greqinë si dhe me katër shtetet e tjera anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që do të ndihmonte në lehtësimin e njohjes përfundimtare të këtij vendi”, ka shkruar ai.

Ai thotë se përkrahja e Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në Kie është sigurisht një hap i rëndësishëm përpara drejt njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.