Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Escobar kërkon nga Kosova dhe Serbia të mos ketë dhunë, si dhe një zgjidhje për targat

Gazeta10
26 August 2022 - 9:44

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të mos ketë dhunë si dhe të gjendet një zgjidhje për targat, raporton Gazeta10.

Escobar ka thënë se ShBA nuk është pjesë e dialogut por se mbështet këtë proces të udhëhequr nga Bashkimi Europian.

“Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”, ka thënë ai.

Më tej, Escobar ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zotohen që t’i zbatojnë marrëveshjen e arritura në Bruksel.

 “Agjenda e dialogut është krijuar nga përfaqësuesi i BE-së. Çështja më e rëndësishme është zotimi i liderëve, dhe këtë e kemi marrë nga ata, roli ynë është që ata të zbatojnë këto zotime në mënyrë që të arrihet marrëveshja”.

Escobar ka thënë se shpreson që më 1 shtator, të mos ngarkohet jeta e qytetarëve në veri të Kosovës.

“Shpresoj se ata nuk do të kenë nevojë për procedura administrative shtesë për të shkuar në shtëpitë e tyre. Besoj se do të mund të arrijmë këtë gjë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se ka dëgjuar shqetësimet që janë për serbët e Kosovës.

“Mund t’i them publikut në Serbi që kemi dëgjuar shqetësimet e tyre, në disa raste ka shqetësime serioze për serbët në Kosovë, ka probleme serioz në besim (mes dy palëve”.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Prishtinë, Kurti është i vendosur që zbatimi i vendimit të mos shtyhet.

Në anën tjetër, Stoltenberg ka thënë se situata në terren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit.

“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”, ka thënë ai. REL / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.