Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Serbët heqin flamurin kuq e zi nga një kodër e Zveçanit, e zëvendësojnë me flamurin serb

Gazeta10
06 May 2023 - 21:52

Gjatë ditës së djeshme mediat serbe raportuan se flamuri shqiptar kuq e zi u vendos në një kodër në fshatin Grabovc të Zveçanit.

Për të njëjtin rast, mediumi në gjuhën serbe “Kossev” sot po raporton se flamuri është larguar dhe se janë vendosur flamujt serbë.

Sipas Kossev të cilët kanë publikuar edhe pamje, aty tashmë valon flamuri serb.

Sipas tyre, kjo është bërë nga banorët serbë të Grabovcit, të cilët kanë dërguar pamje nga momenti ku flamuri serb vendoset në këtë kodër.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, dikush e largoi flamurin serb nga ky kërrsh dhe aty vendosi flamurin kombëtar të shqiptarëve. Nuk vonoi shumë dhe flamuri kuq e zi u largua./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.