Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fillon finalja  e madhe e Big Brother VIP Albania 2

Gazeta10
06 May 2023 - 22:09

Sonte ka filluar nata e shumë pritur finalaja e madhe e edicionit të dytë të spektaklit të BBVA.

Nata finale e edicionit të dytë të spektaklit nisi me një këngë të kënduar nga ish-banorët, për të vazhduar me hapjen nga prezantuesja Arbana Osmani dhe prezantimin e katër finalistëve.

Këngëtari Luiz Ejlli, modeli Kristi Aliaj (Dragot), prezantuesja Deamishel Hoxha dhe artistja e makijazhit Efi Dhedhes janë katër konkurrentët që luftojnë për të fituar çmimin e madh.

Aventura 136 ditore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri përfundon sot, me fituesin i cili do të jetë njëri prej katër finalistëve. Plot 37 konkurrentë kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në aventurën e cila nisi në datën 24 dhjetor të vitit që shkoi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.