Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rikthehet në operim blloku A5, Rizvanolli: Dhurata më e mirë për ditëlindje

Gazeta10
07 May 2023 - 21:06

Është rikthyer në operim njësia A5 e Termocentralit Kosova A.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo këtë lajm e ka quajtur dhuratën më të mirë nga punonjësit e Kosovës A, për ditëlindjen e saj.

“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim. Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A. Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave”, ka shkruar ministrja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.