Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj përkujton komandant Drinin: Vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin

Gazeta10
08 May 2023 - 9:47

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha apo ndryshe “Komandant Drini”.

Kreu i AAK-së, vrasjen e “Drinit” e cilësoi si humbje të madhe për vendin, dhimbje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën, shkruan Gazeta10.

‘Sot kujtojmë 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të njërit prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha – Komandant Drini. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.