
Programit të shumë pasur informativ të Kanal10, nga sot do t’i shtohet edhe një emision tjetër informues.
“Ora Nacionale” tani do të jetë pjesë e kënaqësisë dhe sfidave për të informuar shikuesit e Kanal10.
Nga e hëna në të premte, nga ora 22:10 do të shfaqen materiale të përgatitura nga studio e tereni, intervista e debate për të përmbushur nevojën e informacionit relevant.
“Lajme nga vetëmahalla e juaj e deri tek cepi më i largët i këtij planeti. Përveç lajmeve, do të iu shoqërojmë edhe me storie, intervista e debate të realizuara nga ekipi ynë i palodhshëm. Rrini gati çdo mbrëmje nga ora 22:10, “Ora Nacionale”. “ është promoja e këtij emisioni./Gazeta10